Din Klapija është një emër interesant, për të cilin raportohet se po monitorohet nga FSHF.
Sulmuesi 18-vjeçar është pjesë e Amerikës U-18.
Lajpcig shpenzoi 3 milionë euro për ta afruar nga Kustosija e Kroacisë.
Prej janarit të vitit të kaluar është pjesë e moshave të Lajpcig, ndërsa ka kontratë të vlefshme dhe për një sezon.
Klapija e nisi gjithçka te moshat e Amerikës, për të kaluar më pas tek ato të Kroacisë dhe deri te rikthimi sërish në Amerikë. Talenti 18-vjeçar luan në qendrën e sulmit.
Për Klapijan jepet informacion shtesë, që mund të luajë me Bosnjë dhe Hercegovinën. Megjithatë origjina e tij tregohet shqiptare.