Sezon i madh

- Bota Sot

Sezon i madh

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka qenë i pranishëm këtë të shtunë në Montserrat, ku u përmbyll “Marxa Culer”, një nga ngjarjet kryesore në kuadër të festimeve për 125-vjetorin e themelimit të klubit blaugrana. I rrethuar nga tifozë entuziastë në këtë vend simbolik për katalanasit, Laporta ka komentuar edhe sezonin e fundit të skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick, i mbyllur me tripletën vendase (kombëtare), tashmë historike.

“Iu kemi rikthyer buzëqeshjen barcelonistëve, ishte një sezon i madh dhe sot jemi këtu për ta ndarë këtë gëzim me të gjithë”, – deklaroi Laporta gjatë fjalimit të tij. Barcelona fitoi La Liga-n, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës, ndërkohë që ndaloi vetëm një hap larg finales së Champions League, duke humbur në gjysmëfinale ndaj Interit.

Megjithatë, Laporta shmangu përgjigjet për pyetjet e shumta në lidhje me merkaton, veçanërisht për spekulimet mbi një interesim të ri të Barçës për Nico Williams, një nga objektivat kryesorë të verës.

Në Montserrat, presidenti blaugrana nuk fshehu emocionet dhe theksoi lidhjet historike midis Barcelonës dhe manastirit të njohur: “Ditë si kjo tregojnë se Barça është më shumë se një klub.

Ne jemi dy institucione që mbrojmë katalanitetin, kulturën, gjuhën, të drejtat dhe liritë e Katalonjës, gjithmonë me një frymë të hapur dhe përfshirëse. Dashuria është çelësi për të kuptuar ndjenjën barceloniste. Në shumë momente historike, këto dy institucione kanë qenë strehë dhe burim krenarie për katalanasit”.



Read it all at Bota Sot