Tani kanë mbetur vetëm pak orë deri në fillimin e Kupës së Botës për Klube dhe ndër yjet më të pritur të garës është padyshim Lionel Messi , i cili po përgatitet të përjetojë këtë aventurë të re me Inter Miamin.
Argjentinasi foli për rëndësinë e këtij formati të ri, duke nënvizuar të gjithë motivimin e tij: "Është një garë interesante, të kesh mundësinë për të marrë pjesë është emocionuese.
Pritjet e mia sot janë të ndryshme krahasuar me kur luaja në klube të tjera, por jam i motivuar dhe dua vërtet të garoj kundër më të mirëve dhe të bëj mirë".
Ish-ylli i Barcelonës u bëri thirrje gjithashtu tifozëve të futbollit që të mos e humbasin këtë edicion të turneut: "Ekipe të mëdha po vijnë nga e gjithë bota dhe kjo do të përfshijë shumë njerëz. Këto janë klube të mëdha, me lojtarë që njerëzit duan ti shikojnë. Është hera jonë e parë, një turne i ri dhe i ndryshëm. Një mundësi fantastike për të parë futbollistët më të mirë këtu në Shtetet e Bashkuara. Është një përvojë e jashtëzakonshme për tu jetuar".
Leo Messi më pas theksoi vlerën e këtij eventi për klubet jo-evropiane: "Është një mundësi e shkëlqyer për ekipet e Amerikës së Jugut dhe ato që janë në rritje.
Ato mund të konkurrojnë me elitën e futbollit evropian, me ekipet më të forta dhe më të admiruara, plot me lojtarë të nivelit të lartë. Është një mundësi unike si për lojtarët ashtu edhe për tifozët."