Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka folur për mediat përpara finales së Kupës së Botës në ‘Kings League.
Legjenda spanjolle foli për turneun, ish-shokët e tij të ekipit të Barcelonës dhe dha mendimin e tij mbi garën për Topin e Artë.
Ish-ylli i Barçës u pyet se kë do të preferonte për të fituar Topin e Artë të ardhshëm. Ai e përmendi Lamine Yamalin mbi Ousmane Dembele.
“Kam pasur mundësinë të ndaj dhomën e zhveshjes me Dembelen dhe Laminen. Të dy janë djem të jashtëzakonshëm”, ka thënë fillimisht Pique.
“Unë e preferoj Lamine sepse ai është te Barcelona tani dhe gjithashtu në Kings League. Do të doja që Lamine të fitonte”.
“Ai është shumë i ri, shumë i talentuar. Mendoj se është shumë i veçantë. Por do të doja edhe Ousmane. Dhe nëse në fund fiton, do të jem i lumtur për të”, përfundoi spanjolli.