Në “play-out” të Serisë B do të luhen dy ndeshje të pazakonta. Sampdoria, që kishte rënë matematikisht nga kategoria, do të ketë edhe një tjetër mundësi.
Kjo pasi do të luajnë finalet me Salernitanën sepse Breshia u dënua me zbritje pikësh dhe përfundoi në zonën e ftohtë.
Sfida e parë finale do të luhet nesër në orën 20:30.
Sampdoria do të presë Salernitanën.
Takimi i kthimit merr jetë 5 ditë më vonë, pikërisht më 20 qershor do të zhvillohet ndeshja në shtëpinë e Salernitanës.
Komente të shumta me ofendime janë publikuar në rrjetet sociale pas zyrtarizimit të datave. Kjo situatë e pazakontë, pasi ndryshuan verdiktet përfundimtare, pritej të sillte pikërisht reagime të zjarrta.