Man Utd ka vendosur për katër transferimet e tyre të ardhshme

- Bota Sot

Man Utd ka vendosur për katër transferimet e tyre të ardhshme

Ruben Amorim mund të punojë me një skuadër të rinovuar të Manchester United në muajt e ardhshëm, pasi klubi dëshiron të nënshkruajë me katër lojtarë të tjerë pas ardhjes së Matheus Cunha. 

Pas aktivizimit të klauzolës së lirimit prej 62.5 milionë eurosh, United njoftoi këtë javë ardhjen e Cunhas, një shenjë e fortë e synimit për rindërtimin e skuadrës. 

Cunha, i cili shënoi 17 gola në të gjitha garat për Ëolves sezonin e kaluar, padyshim do të shtojë një element sulmues shumë të nevojshëm në një skuadër që ka mungesë besimi në këtë pjesë të fushës. 

Megjithatë, ‘Djajtë e Kuq’ kanë edhe opsione të tjera ndërmend, teksa nisin një periudhë intensive transferimesh.  

Ata synojnë të nënshkruajnë me dy sulmues të tjerë këtë verë, përfshirë Bryan Mbeumon nga Brentford, i cili është i gatshëm të bashkohet me projektin e Amorimit. 

Një raport nga The Manchester Evening News tregon se United dëshiron të përmbyllë marrëveshjen për Mbeumon në kohë për stërvitjet parasezonale që fillojnë në fillim të korrikut. 

Më parë këtë muaj, United bëri një ofertë prej 45 milionë eurosh plus 10 milionë në bonuse për Mbeumo, por ajo nuk u pranua pasi Brentford e vlerëson lojtarin më shumë se 60 milionë euro. 

Përveç Mbeumos, United dëshiron të sigurojë një sulmues qendre shumë produktiv. 

Pas humbjes së garës për Liam Delap, klubi vazhdon të lidhet me emrat e Viktor Gyokeres dhe Victor Osimhen, megjithëse për këtë do të jenë të nevojshme largime nga skuadra për të financuar blerjet, sipas raportit të MEN. 

Amorim mund të ketë gjithashtu një mesfushor të ri në dispozicion në fillim të sezonit, pasi klubi kërkon të zëvendësojë Christian Eriksen, i cili do të largohet nga ‘Old Trafford’ me përfundimin e kontratës në fund të muajit. 

Casemiro gjithashtu hyn në vitin e fundit të kontratës së tij dhe, sipas të njëjtit raport, braziliani mund të shitet pasi skuadra dështoi të kualifikohej në kompeticionet evropiane sezonin e ardhshëm. E ardhmja e Kobbie Mainoo mbetet gjithashtu e pasigurt. 

Së fundi, United synon të nënshkruajë edhe me një portier që do të sfidojë Andre Onanan, ndërkohë që Altay Bayindir lidhet me një kalim te klubi turk Besiktas.



Read it all at Bota Sot