Blerja më e shtrenjtë në historinë e Premier League

- Bota Sot

Blerja më e shtrenjtë në historinë e Premier League

Liverpool ka bërë një goditje të madhe në merkato, duke arritur marrëveshje me Bayer Leverkusen për transferimin e yllit gjerman Florian Wirtz.

Operacioni kap vlerën rekord prej 150 milionë eurosh, përfshirë bonuset, duke e bërë këtë lëvizje blerjen më të shtrenjtë në historinë e Premier League.

Fantazisti 21-vjeçar pritet të firmosë një kontratë pesëvjeçare me “The Reds”, e cila do ta mbajë në “Anfield” deri në verën e vitit 2030. Zyrtarizimi i transferimit është çështje orësh, ndërsa të gjitha detajet janë finalizuar.

Përveç shifrës marramendëse të transferimit, Wirtz do të përfitojë edhe një pagë të majme. Mesfushori ofensiv do të përfitojë 20 milionë euro në sezon, duke u renditur si lojtari i tretë më i paguar në kampionatin anglez, pas Erling Haaland dhe Mohamed Salah.

Ky investim i fuqishëm konfirmon ambiciet e mëdha të Liverpool në epokën e re pas largimit të Jürgen Klopp, duke ndërtuar një skuadër të re rreth njërit prej talenteve më të ndritur të futbollit europian.



Read it all at Bota Sot