Emisari Soresnen njofton për takimin me Vuçiqin: Folëm për disa hapa konkretë që duhen për normalizim raportesh me Kosovën
Emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar për takimin që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, në kuadër të konferencës GLOBSEC.
Sorensen ka njoftuar se kanë diskutuar për një numër hapash konkretë të cilët janë të nevojshëm për normalizimin e raporteve me Kosovën.
“Kam folur me presidentin e Serbisë në margjina të GLOBSEC. Kemi diskutuar për një numër hapash konkretë që janë të nevojshëm për normalizimin e raporteve me Kosovën”, ka shkruar Sorensen në njoftimin e tij në “X”.
Postimi i plotë