Muçi e ka bërë të ditur vendimin e ti

- Bota Sot

Muçi e ka bërë të ditur vendimin e ti

Drejtuesit e Beshiktashit e dinë se Ernest Muçi pret largimin.

Sulmuesi i Kombëtares nuk duket i lumtur te klubi turk, për këtë edhe ka dhënë dritën jeshile në rastin e ofertës së duhur.

Në Turqi raportohet se Beshiktashi kanë mbërritur ofertat e para. Huazimi po ashtu nuk përjashtohet si mundësi, megjithëse si rrallë herë emrat e klubeve të interesuar nuk po qarkullojnë.

Pretendimet e Beshiktashit për Muçin nuk janë të vogla. Turqit nuk heqin dorë nga shuma 10 milionë euro, të cilën shpenzuan më parë për ta transferuar nga Legia.

24-vjeçari është ndër talentet më të mëdha, që ka nxjerrë Superiorja në vitet e fundit. Pasi u largua nga Legia, fanellën e Beshiktashit e ka mbajtur veshur për 55 ndeshje. Gjatë kësaj kohe ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar katër të tjerë.



Read it all at Bota Sot