Pasi dështoi të transferonte Theo Hernandez nga Milan, Atletico Madrid ka piketuar mbrojtësin e majtë që i duhet për sezonin e ri dhe ai është Andy Robertson i Liverpool.
E ardhmja e skocezit te kampioni i Anglisë është e pasigurt, duke ditur se klubi i kuq thuajse ka arritur marrëveshjen me Bournemouth për transferimin e mbrojtësit të majtë, Milos Kerkez.
Në këtë situatë, Robertson po vlerëson me kujdes interesin e treguar nga Atletico Madrid dhe nuk do ishte habi nëse do pranonte të transferohej te klubi madrilen.
Robertson nuk pranon të jetë rezervë te Liverpool, ndaj nuk do i thoshte “jo” një aventure të re, aq më tepër kur e kërkon një ekip prestigjoz si Atletico Madrid.
Në këtë mënyrë, ai do t’i bashkohej kështu dhe ish-shokut të tij te Liverpool, Alexander-Arnold, i cili u transferua si lojtar i lirë në Madrid, por te rivali i Atletico-s, Real Madrid. Diego Simeone e vlerëson shumë mbrojtësin skocez dhe në ditët në vijim pritet një ofertë zyrtare e Atletico-s për anësorin 31-vjeçar.