Hamdi Namani i bashkohet Prishtinës

- Bota Sot

Hamdi Namani i bashkohet Prishtinës

FC Prishtina ka zyrtarizuar transferimin më të ri në skuadër, duke njoftuar se Hamdi Namani është përforcimi i radhës i bardhekaltërve për sezonin e ri.

Mesfushori me përvojë në futbollin vendor vjen me ambicie të mëdha dhe përkushtim maksimal për të ndihmuar klubin në arritjen e objektivave të tij.

Namani, i cili është njohur për profesionalizmin dhe kontributin e tij në skuadrat ku ka luajtur më parë, ka dhënë edhe deklaratën e parë si futbollist i FC Prishtinës:

“Jam i lumtur që jam pjesë e një klubi të madh dhe shumë ambicioz siç është Prishtina. Këtu kam gjetur një grup shumë të fortë futbollistësh, shumicën e të cilëve i njoh mirë pasi i kam pasur bashkëlojtarë.

Gjithashtu e njoh mirë edhe trajnerin dhe kjo do ta bëjë më të lehtë ambientimin tim.”

“Me Prishtinën së pari synoj të kemi paraqitje dinjitoze në garat evropiane dhe më pas të luftojmë për trofetë vendorë. Skuadra po forcohet dalëngadalë dhe nuk kemi rrugë tjetër përveçse të luftojmë për çdo trofe”.



Read it all at Bota Sot