Goli i Gerald Kubazit i ka mjaftuar Vllaznisë U19 për të fituar trofeun “Eagle Cup” duke mposhtu në finale me rezultatin 1 me 0 ekipin italian Hellas Verona në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit” në kryeqytet.
Djemtë e drejtuar nga trajneri Elvis Plori kanë dominuar në këtë përballje duke e merituar plotësisht triumfin.
Duhet theksuar se në pjesën e dyte loja është ndërprerë për disa minuta për shkak të përplasjes së portierit të Vllaznisë me një futbollist të Veronës.
Ky i fundit është dëmtuar dhe është dashur ndërhyrja e ambulancës në fushë dhe për ta drejtuar drejt spitalit.
Si rrjedhojë dy ekipet kanë pritur disa minuta deri në marrjen e lajmeve pozitive nga futbollisti në fjalë për gjendjen e tij shëndetësore.
Pas rifllimit të lojës, Hajdari është ndëshkuar me karton të kuq duke e lënë Vllazninë me një lojtar më pak por kjo nuk ka ndikuar në lojën e saj që e ka mbrojtur rezultatin deri në fund dhe pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit, i është gëzuar edhe fitimit të trofeut në këtë turne ndërkombëtar.