Trajneri i Auckland City FC: Shumica e lojtarëve nuk kanë udhëtuar se janë në punë!

- Bota Sot

Trajneri i Auckland City FC: Shumica e lojtarëve nuk kanë udhëtuar se janë në punë!

Kupa e Botës për Klube 2025 pas ndeshjes hapëse, e cila u mbajt në orët e para të mëngjesit, sot ka program edhe dy takime të tjera. Kështu në orën 18:00 Bajerni i Myihut do të ndeshet me ekipin e australian Auckland City FC.

Në vigjilje të këtij dueli trajneri i formacionit gjysmë-profesionist në fjalën e tij ka pranuar se nuk ka në dispozicion ekipin e plotë për shkak se shumica e lojtarëve nuk kanë mundur që të marrin leje nga punëdhënësit e tyre.

“Përveç lidhjes që kanë me futbollin të gjithë lojtarët tanë punojnë në sektorë të ndryshëm. Ne mbase mund të jemi klubi më i vogël i turneut.

Gjatë shortit nuk kemi qenë me fat pasi kemi në grup ekipe si Bajerni, Benfika dhe Boka Zhuniors.

Unë mendoj se ne duhet që të shijojmë këtë turne dhe të mundohemi që të japim maksimumin dhe përse jo të mos kthehemi në problem për ndonjë ekip”, tha Paul Posa.

Siç dihet Posa është një zgjidhje e përkohëshme e ekipit në fjalë për vendin e trajnerit. Tekniku i Auckland City FC është Albert Riera, por për shkak problemeve familjare nuk ka udhëtuar drejt SHBA-ve.



Read it all at Bota Sot