Shkëndija e Tetovës hedh “grepin” në Shqipëri

- Bota Sot

Shkëndija e Tetovës hedh “grepin” në Shqipëri

Arbin Zejnullai u largua vetëm pak javë më parë nga skuadra e Egnatias.

Futbollisti mbylli bashkëpunimin me kampionët, duke dalë në futbollist i lirë në treg.

Interesimet për të kanë qenë të shumta, ku Partizani në Superiore po këmbëngul për shërbime e tij.

Por duket e garën për Zejnullain do a fitojë Shkëndija e Tetovës. “Neësport ka mësuar se kuqezinjtë janë vetëm 1 hap larg transferimit të kampionit.

Palët mes tyre po diskutojnë detajet e kontratës dhe me gjasa 26-vjeçari do të rikthehet te Shkëndija. Rikthim, pasi në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e kuqezinjtë, ku ka dalë edhe nga akademia e Shkëndijës.

Paraqitjet e tij në Superiore me Egnatian e kanë vënë në qendër të vëmendjes. Sezonin që u mbyll luajti në 46 ndeshje, ku shënoi 3 gola dhe dhuroi edhe 2 asiste. Në aventurën e tij 3-vjeçare në Rrogozhinë, Zejnullai ia doli të fitojë 2 tituj kampion, 2 Kupa Shqipërie dhe 1 Superkupë.



Read it all at Bota Sot