Ismajli bëhet bashkë me futbollistin tjetër të Kombëtares?

- Bota Sot

Ismajli bëhet bashkë me futbollistin tjetër të Kombëtares?

E ardhmja e Ardian Ismajlit pritet të jetë larg Italisë. Zërat e raportuar edhe më parë janë shtuar sot, pasi mbrojtësin e Kombëtares po e dërgojnë te Beshiktashi.

Përfundimi i kontratës me Empolin si dhe performanca e sezonit të fundit, bëjnë që të jetë ndër më të kërkuarit nga futbollistët kuqezi. Napoli prej kohësh monitoronte situatën e Ismajlit, por nuk ia doli të konkretizojë diçka me Empolin.

Rinovimi është çështje e pamundur ndërkohë, pasi Ismajli e ka refuzuar prej kohësh. Juventusi ka qenë tjetër alternativë po ashtu.

Nëse ky transferim konkretizohet, atëherë Ismajli do të bashkohet me Ernest Muçin. Sigurisht nëse ky i fundit nuk transferohet diku tjetër gjatë verës.



Read it all at Bota Sot