Kryeqytetasve i bashkohen dy lojtarët e kombëtareve

- Bota Sot

Kryeqytetasve i bashkohen dy lojtarët e kombëtareve

Në prag të hedhjes së shortit për kualifikueset e Conference League, Dinamo është plotësuar. Grupi i dinamovitëve është i plotë dhe kanë kryer stërvitjen javën që lamë pas.

Në grupin e klubit kryeqytetas janë rikthyer Naser Aliji dhe Baton Zabërgja, të cilët ishin të grumbulluar me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Kosovës.

"Një javë përgatitje në Ohër.

Nën një atmosferë të qetë dhe kushte optimale, dinamovitët kanë mbyllur javën e parë të përgatitjeve në Ohër, ku trajneri Ilir Daja dhe stafi i tij po punojnë me përkushtim maksimal për të ndërtuar një ekip sa më të gatshëm dhe kompetitiv për Ligën e Konferencës.

Me grupin janë bashkuar prej disa ditësh edhe Baton Zabërgja dhe Naser Aliji pas angazhimit me skuadrat përfaqësuese të Shqipërisë e Kosovës", njofton Dinamo.



Read it all at Bota Sot