Ter Stegen në cak

- Bota Sot

Ter Stegen në cak

Rrugëtimit të gjatë të Marc-Andre ter Stegen te Barcelona duket se i ka ardhur fundi. Katalanasit kanë gjetur portierin e ri, Joan Garcia, për të cilin do të paguajnë 25 milionë euro tek Espanyol, ndaj në këtë situatë nuk ka më vend për Ter Stegen, i cili duhet të gjejë një ekip të ri.

Barcelona kërkon të shpëtojë nga rroga e majme e gjermanit, ndaj do shqyrtojë me kujdes ofertat që do vijnë për të. Katalanasje SPORT raporton se Galatasaray tashmë ka paraqitur një propozim zyrtar si për lojtarin shtu edhe për klubin e Barcelonës.

Oferta do të përfshinte një pagë vjetore prej 5 milionë eurosh neto për Ter Stegen, pak më pak se ajo që ai fiton aktualisht te Barça, por mund të jetë tërheqëse në një projekt ku ai konsiderohet një lojtar kyç. Ndërsa ende nuk dihet shuma që Galatasaray i ka ofruar Barcelonës për kartonin e portierit gjerman.

Kampioni i Turqisë është shumë aktiv këtë merkato, ku deri tani ka zyrtarizuar transferimin e Leroy Sane, ndërkohë që është afër finalizimit të marrëveshjes me Hakan Calhanoglu. Gjithashtu klubi turk synon edhe transferimin e Ilkay Gundogan nga City.

Transferimi i këtyre emrave të mëdhenj mund të jetë një shtysë e madhe për Ter Stegen që të pranojë propozimin e gjigantit turk. Për momentin, portieri gjerman mbetet i vendosur në qëllimin e tij për të qëndruar te Barcelona, por interesi i Galatasaray është serioz dhe oferta e tyre është vërtet tunduese.



Read it all at Bota Sot