Liverpool nuk ka ndërmend të ndalet këtë merkato. Kampioni i Anglisë është shumë pranë zyrtarizimit të marrëveshjes me Leverkusen për transferimin e Florian Wirtz për një shifër rreth 135 milionë euro.
Pasi transferimi i Wirtz duket çështje e mbyllur, Liverpool është hedhur në sulm për transferimin e një tjetër ylli. “The Sun” raporton se klubi i kuq do të kërkojë të transferojë anësorin e Newcastle, Anthony Gordon, për të cilin është i gatshëm të paguajë deri në 117 milionë euro.
Synimi i parë i Liverpool ishte transferimi i Bradley Barcola, por PSG refuzoi çdo propozim për yllin e saj 22-vjeçar.
Në këtë mënyrë, Liverpool ka edhur sytë nga anësori anglez i Newcastle, Antony Gordon. sezonin e fundit, 24-vjeçari ishte një nga lojtarët më të mirë për “Qymyrxhinjtë” ku kontriboi me 9 gola dhe 7 asiste në 42 ndeshje në të gjitha kompeticionet.