Marcelo për Ancelottin: E meriton të fitojë Botërorin me Brazilin...

- Bota Sot

Marcelo për Ancelottin: E meriton të fitojë Botërorin me Brazilin...

"Real Madridi është gjithmonë favorit, por ka edhe skuadra të tjera të jashtëzakonshme, madje edhe skuadra të tjera që mund të na surprizojnë."

Kështu tha Marcelo, ish-mbrojtësi i majtë brazilian i cili u tërhoq nga futbolli shkurtin e kaluar, në përgjigje të pyetjeve nga një korrespondent i Mediasetit në Shtetet e Bashkuara, posaçërisht për Kupën e Botës për Klube.

Ai jetoi 16 sezone të pabesueshme, fitoi 25 trofe, pesë Liga Kampionësh, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit dhe duke përjetuar shumë netë magjike në Bernabeu.

"Janë brazilianët, argjentinasit, meksikanët. Çdo gjë mund të ndodhë", shtoi braziliani, i veshur me fanelën e Real Madridit.

Por ish-lojtari i Fluminense dhe Real Madrid, tani 37 vjeç, foli edhe për zgjedhjen e Carlo Ancelottit si trajner i ekipit kombëtar brazilian.

Selecao, e cila arriti të kualifikohej për Kupën e Botës 2026, pas vetëm dy ndeshjesh me "Carletton" në krye, të njëjtin trajner që e vlerësoi dhe e pati Marcelon për vite me radhë te Real Madrid.

"Jam shumë i lumtur për Carlo Ancelottin. Si tifoz i Brazilit, shpresoj gjithmonë që skuadra të rritet dhe të fitojë.

Vitin tjetër është Kupa e Botës dhe shpresoj që të shkojë shumë mirë, që Brazili ta fitojë Kupën e Botës.

Sepse lojtarët e meritojnë dhe Ancelotti e meriton.

Besoj se Brazili mund të fitojë", përfundoi njeriu që mund të mburret me 58 paraqitje dhe 6 gola me kombëtaren e Brazilit.



Read it all at Bota Sot