Klubi i njohur do të shesë ekipin e vajzave për të blerë Marcus Rashford

- Bota Sot

Klubi i njohur do të shesë ekipin e vajzave për të blerë Marcus Rashford

Pasi mbaroi periudha e huazimit tek Aston Villa, Marcus Rashford është rikthyer përkohësisht te Manchester United, por sulmuesi anglez nuk është në planet e Ruben Amorim dhe i duhet të gjejë një ekip të ri për sezonin e ardhshëm.

Interesi për 27-vjeçarin është shumë i madh, por dy klubet më të interesuara janë Barcelona edhe Aston Villa.

Ekipi i drejtuar nga Unai Emery kërkon të transferojë në mënyrë përfundimtare anglezin, por problem është shuma e madhe që kërkon Manchester United, plot 47 milionë euro.

Për të blerë përfundimisht Rashford, Aston Villa është e gatshme të bëjë një sakrificë të rrallë, të shesë ekipin e vajzave, me qëllim të sigurojë të ardhurat e nevojshme për të transferuar përfundimisht sulmuesin.

Në 17 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Aston Villa-n, Rashford shënoi 4 gola dhe dha 3 asiste, por forma e tij u ndikua jo pak nga problemet fizike.

Gjithsesi, tek Aston Villa janë të bindur për cilësitë e Rashford dhe kërkojnë blerjen përfundimtare të tij.

Nga ana tjetër, Barcelona po ashtu është e interesuar për Rashford, por katalanasit duan huazimin me të drejtë blerjeje, gjë që nuk pranohet nga “Djajtë e Kuq”, të cilët duan vetëm shitjen përfundimtare të lojtarit të tyre.



Read it all at Bota Sot