Ten Hag e thërret te Leverkusen,

- Bota Sot

Ten Hag e thërret te Leverkusen,

Alejandro Garnacho nuk largohet nga Anglia. Anësori argjentinas, i lindur në vitin 2004, po përgatitet të largohet nga Manchester United, por synon të qëndrojë në kontakt me Premier League. Jo për Djajtë e Kuq, pasi atij i është thënë se nuk është pjesë e planeve të Ruben Amorim për sezonin e ardhshëm dhe aktualisht po vlerëson opsionet e tij.

Siç dihet, Napoli e eksploroi gjerësisht Garnachon në janar, ndërsa Bayer Leverkusen u tregua si një destinacion i mundshëm pas emërimit të ish-trajnerit të tij, Erik ten Hag.

Trajneri holandez e ka vlerësuar gjithmonë atë, por marrëveshja duket e ndërlikuar. Argjentinasi 20-vjeçar nuk ka ndërmend të eksplorojë mundësi të tjera përveç Anglisë.

Është e qartë se Chelsea mund të jetë përsëri një temë e nxehtë. Klubi londinez bëri kërkime për Garnachon në merkaton e janarit dhe po vazhdon të kërkojë një sulmues të krahut të majtë, mundësi perfekte për argjentinasin.

Garnacho shënoi 11 gola në të gjitha garat për Manchester United sezonin e kaluar dhe dha nëntë asiste. Manchester United e vlerëson atë rreth 50 milionë stërlina.



Read it all at Bota Sot