As Asllani e as Bajrami, një futbollist shqiptar debutoi që sot në Botëror

- Bota Sot

As Asllani e as Bajrami, një futbollist shqiptar debutoi që sot në Botëror

Botërori i Klubeve që ka filluar në SHBA ka parë që në ndeshjet e para të tij një futbollist shqiptar në fushën e lojës.

Por nuk ishte as Kristjan Asllani me Interin e as Adrian Bajrami me Benfikën.

Në ndeshjen mes Bajern Mynih dhe Okland Siti, në radhët e skuadrës nga Zelanda e Re u aktivizua mbrojtësi Regont Murati.

Futbollisti i lindur në Pejë, ka kaluar gjithë karrierën e tij në klubet e futbollit në Zelandën e Re dhe që nga viti 2023 i është bashkuar Okland Sitit.

Ai luajti sot si titullar në krahun e djathtë të prapavijës në ndeshjen kundër Bajernit duke qenë në fushë gjatë 90 minutave në sfidën e cila në fakt u kthye në një stërvitore për bavarezët të cilët triumfuan me shifrat 10-0.



Read it all at Bota Sot