PSG dhe Atletico Madrid po përballen mes tyre në ndeshjen e parë për Grupin B për Kupën e Botës për Klube, ku bëjnë pjesë edhe Botafogo RJ dhe Seattle Sounders.
Francezët zhbllokuan takimin në minutën e 20-të, ku pas një aksioni të gjatë të tyre, Fabian Ruiz dërgon topin në rrjetë me një goditje të fuqishme nga distanca, pas asistit të marrë nga Kvaratskhelia.
Në minutën e 23-të, madrilenët pretenduan për një faull të Nuno Mendes ndaj Giuliano Simeone dhe kërkuan kartonin e kuq për të, duke qenë lojtari i fundit, por arbitri kryesor i takimit, nuk dha as faull e as karton të verdhë për portugezin e PSG-së.
Në fund të pjesës së parë, francezët dyfishuan shifrat me portugezin Vitinha. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për PSG-në.