Fisnik Zuka e ka mbyllur aventurën te Gostivari. Futbollisti nga Shkupi tani ka marrë disa kërkesa nga klubet që janë të interesuara për mbrojtësin e majtë 29-vjeçar.
Ai ka marrë disa oferta të tjera nga një skuadër e Ligës së parë të Maqedonisë dhe dy skuadra që luajnë në Superligën e Kosovës.
Tani Zuka do të shqyrtojë ofertat dhe më pas do të vendos se ku do ta vazhdojë karrierën.
Gjatë karrierës së tij, Zuka ka luajtur për Shkupin, Flamurtarin e Vlorës, Renovën, Rabotnickin, Makedonija GJP dhe Gostivari.