Pas kamerave të serialit “Virgin Island”, atmosfera ishte shumë më e ftohtë se ajo në ekran.
Sipas burimeve për The Sun, stafit të produksionit, përfshirë trajneret e intimitetit Dr. Danielle Harel dhe Celeste Hirschman, iu ndalua rreptësisht të kenë marrëdhënie seksuale gjatë xhirimeve – një masë e pazakontë në botën e televizioneve ‘reality’.
“Zakonisht këto produksione janë plot me flirte prapa skenave, por ky ishte ndryshe. Gjithçka u bë për të ruajtur një ambient të sigurt dhe të kontrolluar për pjesëmarrësit”, tha një burim, shkruan DailyMail.
Seriali, që debutoi në maj, ndjek 12 të rritur të moshës 22–30 vjeç, të gjithë virgjër, në një udhëtim vetëzbulimi dhe hapjeje ndaj intimitetit.
I udhëhequr nga ekspertë të seksologjisë, formati theu rekorde shikueshmërie dhe u bë një nga programet më të përfolura të Channel 4, veçanërisht mes grupmoshës 16–34 vjeç. Episodi i parë u shikua nga 1.4 milionë njerëz brenda 28 ditëve.
Megjithatë, “Virgin Island” u përball edhe me kritika të ashpra. Shumë shikues u ndjenë në siklet nga skenat intime dhe e cilësuan serialin si të tepërt apo “të çuditshëm”.
Një moment që ndezi debat ishte ai kur pjesëmarrësi Dave humbi virgjërinë në ekran – për disa, prekës; për të tjerë, i papërshtatshëm.
Pavarësisht polemikave, Channel 4 ka konfirmuar rikthimin e serialit për një sezon të dytë. Producenti Jonah Weston tha: “Kjo është një shfaqje e guximshme dhe me qëllim të mirë. Sezoni i ardhshëm do të jetë edhe më i fuqishëm”.
Dave, i cili përjetoi një transformim personal gjatë serialit, u bëri thirrje të rinjve të aplikojnë për sezonin e ardhshëm, duke e quajtur eksperiencën “jetëndryshuese”.