Llorente u ankua për temperaturat e larta në ndeshjen ndaj PSG-së

- Bota Sot

Llorente u ankua për temperaturat e larta në ndeshjen ndaj PSG-së

Mbrëmë u zhvillua ndeshja mes PSG-së dhe Atletico Madridit, e vlefshme për Botërorin e Klubeve.

Kampionët e Evropës nuk dëshpruan as këtë radhe, ku të cilët mposhtën spanjollët me rezultat të thellë 4 me 0.

Kjo ndeshje shpeshherë kishte pasur pauza shkaku i motit tejet të nxehtë, në Pasadena të Kalifornisë, qytet disa kilometra larg Los Angelesit.

Lidhur me këtë pati edhe ankesa nga futbollisti Marcos Llorente, i Atletico

Për këtë Marcos Llorente, u ankua rreth zhvillimit të ndeshjes dhe vapës së madhe të Kalifornisë.

“Është e pamundur të luash kështu, në këtë orë, me këtë vapë. Është tmerrësisht vapë. Më dhembnin thonjtë e këmbëve. Nuk mund të vrapoja mirë… Është e pabesueshme. Meqenëse është e njëjta gjë për të gjithë, nuk është justifikim”, u shpreh Llorente.



Read it all at Bota Sot