E ardhmja e Hakan Çalhanoglut është rikthyer në qendër të vëmendjes, pasi mesfushori turk ka tërhequr sërish interesimin e Galatasarayt. Interesimi i klubit nga Stambolli është i vërtetë, megjithatë, Interi ende nuk ka marrë asnjë qasje apo ofertë zyrtare nga ana e tyre.
Çalhanoğlu ishte objektiv edhe për Bayern Munich verën e kaluar, por mbeti pjesë e ‘Nerazzurrëve”. Interi e vlerëson shumë lojtarin dhe nuk është i gatshëm ta shesë për një çmim të ulët.
Mesfushori 31-vjeçar iu bashkua Interit si lojtar i lirë nga Milani në vitin 2021. Që atëherë, ai ka zhvilluar 182 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 38 gola dhe dhënë 32 asistime. përcjellë KP.
Gjatë kohës së tij në “San Siro”, Çalhanoğlu ka fituar një titull të Serie A, një Kupë të Italisë dhe tre Superkupa të Italisë.
Aktualisht, ai ka kontratë me Interin deri në qershor të vitit 2027.