Organizatorët e Panairit Ajror të Parisit kanë bllokuar hyrjen në stenda të disa prodhuesve izraelitë të armëve, me arsyetimin se po ekspozonin “armë sulmuese” në kundërshtim me rregullat e ekspozitës.
Struktura të mëdha të zeza janë ngritur rreth stendave të pesë kompanive izraelite, përfshirë Israel Aerospace Industries (IAI), Rafael dhe Elbit Systems.
Siç raporton Al Jazeera organizatorët morën këtë vendim pasi konkluduan se armët e ekspozuara nuk përputheshin me rregullat e panairit dhe se disa nga këto kompani furnizojnë ushtrinë izraelite me armë që përdoren në Gaza, siç janë sistemet shumë të avancuara të dromëve.
Sipas Butler, një nga drejtuesit e kompanisë Rafael ishte “shumë i befasuar” kur stenda e tij u mbulua plotësisht me mure të zeza.
“Ai tha se nuk iu dha asnjë njoftim paraprak. Ai ishte qartë i zemëruar,” shtoi Butler.
Ministria e Mbrojtjes e Izraelit dënoi vendimin me një deklaratë, duke e cilësuar atë si një formë “ndarjeje” kundër kompanive izraelite. “Ky vendim i papranueshëm dhe i paprecedent ka shije politike dhe komerciale,” theksoi ministria.