Grealish bëhet objektiv i gjigantit italian pas situatës së krijuar tek Man City

- Bota Sot

Grealish bëhet objektiv i gjigantit italian pas situatës së krijuar tek Man City

Jack Grealish duket se është i destinuar të largohet nga Manchester City këtë verë, pas përjashtimit të tij nga lista e Pep Guardiolës për Kupën e Botës për Klube. 

Sipas asaj që raporton The Sun, Napoli, kampionët e Serie A, janë të interesuar për shërbimet e mesfushorit anglez dhe kanë një buxhet prej 45 milionë eurosh për të investuar në afatin kalimtar. 

Skuadra italiane po ashtu është e interesuar edhe për Alejandro Garnacho të Manchester United, dhe tani duhet të vendosë mes dy lojtarëve. 

Një transferim në Napoli do ta ribashkonte Grealish me ish-bashkëlojtarin e tij te City, Kevin De Bruyne, si dhe me ish-mesfushorin e Manchester United, Scott McTominay. 

Raportohet se Napoli preferon Grealish për shkak të përvojës dhe profilit të tij, por janë të vetëdijshëm se Garnacho, si një talent i ri, përfaqëson një investim më afatgjatë dhe potencialisht më fitimprurës. 

Në sezonin 2024/2025, Grealish shënoi vetëm një gol dhe dhuroi një asistim në Ligën Premier me Manchester City. 

Ndërkohë, 29-vjeçari është parë duke mbajtur formën duke vrapuar natën gjatë pushimeve, teksa po reflekton mbi të ardhmen e tij.  

Ai ka ende dy vite kontratë me Cityn, por një largim këtë verë nuk do të ishte aspak befasi.



Read it all at Bota Sot