Rusia: Shkatërruam 51 dronë ukrainas brenda 3 orësh

- Bota Sot

Rusia: Shkatërruam 51 dronë ukrainas brenda 3 orësh

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka njoftuar se njësitë e saj të mbrojtjes ajrore kanë shkatërruar 51 dronë ukrainas në hapësirën ajrore të rajonit të Belgorodit, në një periudhë tre orëshe gjatë mbrëmjes së së hënës.

Sipas deklaratës së publikuar në Telegram, dronët u rrëzuan midis orës 20:00 dhe 23:30.

“Të gjitha objektivat ajrore u neutralizuan nga forcat tona të mbrojtjes ajrore,” thuhet në njoftim, transmeton Reuters.

Kjo është një ndër valët më të mëdha të raportuara së fundmi, në një kohë kur të dyja palët – Rusia dhe Ukraina – kanë intensifikuar përdorimin e dronëve për sulme ndërkufitare ndaj infrastrukturës ushtarake dhe civile.



Read it all at Bota Sot