Elbasani po tregohet mjaft aktiv në këtë merkato.
Gjatë kësaj periudhe nga verdheblutë janë larguar lojtarë të rëndësishëm dhe për këtë drejtuesit vazhdojnë punën për t’i zëvendësuar.
Ende nuk ka zyrtarizime në Elbasan, me stafin që aktualisht po "pikas” të duhurit, për të tentuar më pas edhe afrimet e tyre. Futbollisti i radhës që ka rënë në “radarin” e tyre është Erlis Xhemajli.
Mesfushori i cili mbylli një sezon fantastik me Dukagjini, pëlqehet shumë nga Ivan Gvozdenovic dhe stafi i tij. Elbasanasit kanë nevojë për një mesfushor, i cili të bëjë rolin e “shkatërruesit” para mbrojtjes.
Ende mes palëve nuk ka asgjë konkrete, por në ditët e ardhshme pritet që për këtë pistë të ketë edhe hapa konkret.