Flamengo e nis me fitore Botërorin e Klubeve, mposht lehtësisht skuadrën nga Tunizia!
Flamengo ka mposhtur me rezultatin e pastë 2:0 Esperans Tunis në ndeshjen e parë në fazën e grupeve në Botërorin e Klubeve.
Brazilianët kaluan në avantazh në minutën e 17-të me De Arraskaeta ndërsa sfida u vulos në të 70′ me golin e Luiz Araujo.
Skuadra nga Tunizia tentoi të reagonte, por nuk ja doli duke e nisur me humbje këtë turne.