Auckland FC, kampionët zelandezë janë gjysmë profesionistë

- Bota Sot

Auckland FC, kampionët zelandezë janë gjysmë profesionistë

Botërori i Klubeve nuk është vetëm një mundësi e madhe për të parë në aksion skuadrat më të mëdha të globit, por edhe për të realizuar ëndrrën e atyre që futbollin e kanë pasion.

Në lidhje me këtë, më shumë mund të thonë futbollistët e Auckland City, që në debutimin e tyre në këtë kompeticion e gjetën veten përballë gjigandëve të Bayern Munich, duke u mundur me rezultatin e thellë 10-0.

Por për formacionin nga Zelanda e Re humbja e thellë nuk ka rëndësi.

I rëndësishëm është fakti, që luajtën për herë të parë dhe me shumë mundësi për herë të fundit kundër emrave të mëdhenj si

Harry Kane, Manuel Neuer, Thomas Muller apo Kingsley Coman. Kjo është një arritje për lojtarët që futbollin e kanë punë të dytë.

E thënë më qartë. Të gjithë futbollistët e Auckland City, kampionë të Zelandës së Re, madje edhe të Oqeanisë, janë gjysmë profesionistë.

Në jetën e përditëshme ata kanë profesione të ndryshme, ndërsa futbollin e kanë pasion.

Kështu, mbrojtësi me origjinë shqiptare Regont Murati punon në një kompani dërgesash. Por 29 vjeçari i lindur në Pejë e realizoi ëndrrën e tij të madhe.

I njëjtë diskutimi për jarson Logos, një berber profesionist. Në skuadrën zelandeze ka edhe profesione të tjera, që nga luçiuduesit e makinave deri te inxhinjerët, agjentët imobiliarë, ata të shitjes dhe sigurimeve, por edhe mësues shkolle, madje edhe tre studentë. Duke ditur të gjitha këto, humbja e thellë 10-0 kundër Bayern është e justifikuar.



Read it all at Bota Sot