nteri vazhdon punën e tij në përgatitje për debutimin e tyre në Kupën e Botës për klube kundër meksikanëve Monterrey në kampin stërvitor të SHBA, në Los Angeles. Ai që ka folur para këtij takimi është mbrojtësi Stefan De Vrij.
“Unë dhe disa të tjerë mbërritëm më vonë, pasi ishim në kombëtare. Tani jemi gati për të luajtur.
Po shohim me optimizëm përpara, duam të luajmë në këtë turne”, tha De Vrij.
Duke folur për trajnerin e ri, ai shtoi: “Chivu është shumë i vendosur, ai e di se çfarë dëshiron dhe të na përcjellë ide dhe parime. Ai më bëri një përshtypje të madhe, edhe pse kam vetëm dy ditë që jam këtu”.
“Personalisht kam shumë energji dhe po shoh shumë pozitivitet nga ekipi në stërvitje. Ka një dëshirë për të punuar, për t’u përmirësuar dhe për të luajtur këtë turne. Kam shumë besim”, tha më tej mbrojtësi holandez.
“Ky klub ka kaluar momente pozitive dhe duam të fitojmë sërish. Botërori për klube është një kompeticion i ri, ka shumë lojtarë që i njohim. Do të jetë e rëndësishme të fillojmë mirë fazën e grupeve”, tha De Vrij.