Egnatia sfidon kampionët e Islandës

- Bota Sot

Egnatia sfidon kampionët e Islandës

Shorti i turit të parë kualifikues në Champions do të nisë në orën 14:00. Në Nion të Zvicrës, Egnatia do të mësojë kundërshtarin e raundit të parë, ndërsa renditet në vazon e skuadrave jo favorite.

Po ashtu dhe dy skuadra të tjera shqiptare, Drita dhe Shkëndija e Tetovës, do të njihen me kundërshtarëve. Ndryshe nga Egnatia dhe Shkëndija, Drita pozicionohet te skuadrat favorite.

Datat 8 dhe 9 korrik do të jenë për ndeshjet e para, 15 dhe 16 korrik për sfidat e kthimit. Në Zvicër, siç Egnatia ka njoftuar, është i pranishëm edhe presidenti Demrozi me drejtorin Klejdi Zenelaj.

Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova është në grupin jo favorit me: Inter d’Eskaldes (Andorra), Diferdanzh 03 (Luksenburg), Vikingur (I.Faroe), Shelburn (Irlandë)

Ndërkohë kundërshtari do të jetë një nga grupi favorit: Drita (Kosovë), Breidablik (Islandë), Linfild (Irlandë e Veriut), Linkoln R.I. (Gjilbratar), Steaua (Rumani)

14:11- Egnatia – Breidablik

14:19 – Drita – Diferdange

14:07- Nju Seints – KF Shkëndija



Read it all at Bota Sot