Portugalia ka vendosur të mbyllë përkohësisht ambasadën e saj në Teheran për shkak të “seriozitetit të situatës”, në ditën e pestë të përballjes ushtarake midis Izraelit dhe Iranit.
Kjo u njoftua nga Ministri i Jashtëm, Paulo Rangel.
“Mbyllja do të jetë e përkohshme.
Ne do të zhvendosemi në një vend tjetër dhe sa më shpejt të jetë e mundur ambasada do të rihapet”, shpjegoi ai për shtypin.