Ronaldo befason me diçka

- Bota Sot

Ronaldo befason me diçka

Cristiano Ronaldo, një nga sportistët më të disiplinuar në botë, është vënë sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për një zakon paksa të pazakontë: lyerjen e thonjve të këmbëve. Sipas gazetës gjermane BILD, 39-vjeçari e bën këtë për arsye higjienike dhe mbrojtëse, për të shmangur bakteret dhe kërpudhat që krijohen nga djersa në këpucë dhe çizme.

Ky zakon nuk është i pazakontë mes sportistëve profesionistë, veçanërisht në boks, MMA dhe atletikë. Mike Tyson dhe Israel Adesanya kanë ndjekur të njëjtën praktikë gjatë karrierës së tyre.

Përveç këtij zakoni, Ronaldo mbetet shembull i përkushtimit ekstrem ndaj shëndetit dhe formës fizike. Ai përdor gjithashtu unazën inteligjente “Oura Ring”, e cila monitoron gjumin, temperaturën, ritmin e zemrës dhe aktivitetin fizik, pjesë e një rutine që përfshin pesë sy gjumë në ditë.

Edhe në moshën 40-vjeçare, Ronaldo vazhdon të shkëlqejë në fushë, duke shënuar gola dhe udhëhequr Portugalinë drejt suksesit, siç bëri së fundmi në Ligën e Kombeve.



Read it all at Bota Sot