Sot në orën 16:00 u hodh shorti për turin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës. Partizani, Vllaznia, por dhe Deçiq me Malishevën mësuan kundërshtarët e tyre.
Transferta të largëta për Partizanin dhe Vllazninë, që do luajnë respektivisht përballë estonezëve të Nome Kalju dhe letonezëve të Daugavpils. Ndeshjet e para do të zhvillohen më 10 korrik dhe ato të kthimit më 17 korrik. Vllaznia e luan takimin e parë në shtëpi, ndërsa Partizanit i duhet të udhëtojë.
Shorti nuk u tregua bujar me Malishevën, që do të sfidojë Vikingur. Në anën tjetër Deçiq gjeti Sileksin në short.
Kujtojmë se Dinamo do e nisë rrugëtimin nga turi i dytë i Ligës së Konferencës. Skuadra e Ilir Dajës ishte me fat pas përjashtimit të Drogedës. E njëjta gjë edhe për Ballkanin, që mëson nesër kundërshtarin.
SHORTI I TURIT TË PARË NË LIGËN E KONFERENCËS
Nome Kalju – Partizani
Vllaznia – Daugavpils
Malisheva – Vikingur