Presidenti i LaLiga-s, Javier Tebas, ka komentuar zhvillimet e fundit në merkaton spanjolle.
Ai ka folur për afrimitetin mes Barcelonës dhe Nico Williams.
Me theks të veçantë, Tebas ka rikujtuar çështjen financiare të ekipit katalunas, gjë që pamundëson blerje me shifra të mëdha.
“Nuk e di! Barça ende nuk i plotëson kriteret për të nënshkruar lirshëm, ata nuk mund të opërojnë nën rregullin 1:1 ende. Nëse e duan Nicon, do të duhet të shesin lojtarë dhe të rregullojnë ndjeshëm llogaritë e tyre”, deklaroi Tebas.
Nico Williams është tunduar në ujërat e Barcelonës sërish, me lojtarin që dëshiron t’u bashkohet katalunasve këtë sezon. Por, ekipi vazhdon të ketë probleme financiare.