Sipas raportimeve nga “Foot Mercato”, Barcelona ka arritur një marrëveshje paraprake me yllin e kombëtares spanjolle, Nico Williams.
Marrëveshja parashikon një kontratë gjashtëvjeçare, e cila do ta mbajë anësorin në “Camp Nou” deri në verën e vitit 2031.
Williams është pranë një bashkimi me talentin adoleshent Lamine Yamal, me të cilin ka ndërtuar një lidhje të fortë në përfaqësuesen e Spanjës. Dyshja pritet të formojë një partneritet të ri dhe të fuqishëm në krahët e sulmit në skemat ofensive të trajnerit Hansi Flick.
Nëse transferimi finalizohet, Williams do të përfitojë një pagë vjetore prej 12 milionë eurosh në klubin katalanas.
Ky lëvizje përforcon ambiciet e Barcelonës për të ndërtuar një skuadër të re, dinamike dhe me potencial të madh për sukses.