Milani po shfaq interes për Moise Kean, sulmuesin e Fiorentinës, i cili ka lënë përshtypje të forta pas një sezoni shumë të mirë me fanellën vjollcë. Sipas raportimeve të fundit, kuqezinjtë kanë zhvilluar kontaktet e para për të eksploruar mundësinë e transferimit të 24-vjeçarit.
Një nga pengesat kryesore është klauzola prej 52 milionë eurosh që Kean ka në kontratë, e vlefshme vetëm për dy javët e para të korrikut. Megjithatë, kjo shumë konsiderohet e negociueshme dhe mund të zbutet përmes përfshirjes së ndonjë lojtari në marrëveshje.
Një emër që mund të përfshihet është portieri Pietro Terracciano, i cili është i preferuar nga Stefano Pioli, trajneri i ri i pritshëm i Fiorentinës.
Ndërkohë, Milani vijon kërkimet për përforcime në repartin ofensiv.
Edhe emri i Dusan Vlahovic është diskutuar, por paga e lartë e sulmuesit serb mbetet një pengesë. Po ashtu, është përfolur edhe një shkëmbim i mundshëm me Theo Hernandez, ndonëse kjo mbetet në sferën e hipotezave.