Thomas Muller: Jemi gati për më shumë te Bayern

- Bota Sot

Thomas Muller: Jemi gati për më shumë te Bayern

Ndërsa lojtarët e Bayernit ende prisnin në katakombe për t’u thirrur në fushë një nga një nga folësi i stadiumit pak më vonë, zilja ra në momentet e fundit para fillimit të ndeshjes hapëse në stadiumin “TQL” në Sinsinati.

Numërimi mbrapsht për ndeshjen hapëse kundër Okland Sitit duhet t’i ketë bërë Thomas Mullerin dhe kolegët e tij të vetëdijshëm edhe një herë se sfida e tyre për Kupën e Botës për Klube në SHBA më në fund po fillonte.

Megjithatë, ekipi i Vinsent Kompani ishte i vetëdijshëm në përgatitjet e tyre për ndeshjen se gjërat do të bëheshin serioze – dhe sigurisht se kjo do të thoshte edhe t’i merrnin seriozisht kundërshtarët e tyre, siç theksonin vazhdimisht.

Ekipi nga Mynihu e vuri këtë në praktikë në ndeshje dhe i dha vetes një nisje perfekte. “Është mirë që e nisëm turneun kështu. Kjo është pikërisht ajo që donim të bënim”, tha Xhonatan Tah pas fitores së pastër 10-0 në ndeshjen e parë të grupit të Kupës së Botës për Klube. Thomas Myler shkoi më tej në komentet e tij për ndeshjen e parë të turneut.

Luajtëm mirë, luajtëm seriozisht, luajtëm me intensitet”, nënvizoi ai. Bilanci i fuqisë në duelin midis kampionëve gjermanë dhe fituesve gjysmëprofesionalë të Ligës së Kampioneve të Oqeanisë ishte i njohur paraprakisht, megjithatë trajneri kryesor ishte veçanërisht i kënaqur me fuqinë sulmuese të ekipit të tij. “Nëse një kundërshtar ulet thellë dhe mbrohet mirë, nuk është e sigurt se do të shënosh dhjetë gola”, shpjegoi Kompani. Por kjo nuk kërkon shumë lëvdata – “thjesht: punë e bërë”.

Pra, punë e bërë. Për Tomas Mylerin, dy golat e shënuar kundër Oklandit e çuan në 250 numrin e rrjetave për klubin bavarez në 752 takime. Çfarë numri! “Ne vazhduam të ndiqnim çdo gol, donim tjetrin menjëherë, pavarësisht vapës”, tha lojtari që festonte golin e tij jubilar me gjigantët e Mynihut. Kundër ekipit amator nga Zelanda e Re, Myler vijoi:

“Ne nuk rrezikuam që të ndodhte diçka. U treguam profesionistë në sjelljen tonë dhe në qasjen ndaj takimit. Nuk ka rëndësi nëse shënuam 10 gola ose do të kishim më pak ose më shumë. Ajo që vlen, është serioziteti i shfaqur. Tani ne duhet të mendojmë se si të bëjmë më mirë në ndeshjet e radhës”.



Read it all at Bota Sot