Ky është kryetrajneri i ri i Baselit që ka kapiten Xherdan Shaqirin

- Bota Sot

Ky është kryetrajneri i ri i Baselit që ka kapiten Xherdan Shaqirin

Kryetrajneri i ri i Baselit është Ludovic Magnin (46 vjeç).

“Ludovic Magnin (46) nuk mund ti kishte planifikuar pushimet e tij më mirë. Ndërsa spekulimet për nënshkrimin e tij me FC Basel vazhduan për ditë të tëra në Zvicër, lojtari nga Vaud ishte i rehatuar në një ishull grek”, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

 "Kjo më lejoi tu përgjigjem të gjitha pyetjeve duke thënë se isha me pushime", shpjegoi kryetrajneri i ri i FC Baselit në prezantimin e tij të martën.

"Kur vjen në Basel, presioni është gjithmonë i lartë, pavarësisht sezonit të kaluar. Por nëse e bën këtë punë, duhet të jesh në gjendje ta përballosh atë", thotë Magnin.

Kapiten i Baselit është Xherdan Shaqiri, ku luajnë edhe dy shqiptarë Leon Avdullahu dhe Albian Ajeti.



Read it all at Bota Sot