Do të qëndrojë te Barcelona

- Bota Sot

Do të qëndrojë te Barcelona

Edhe pse sezonin e fundit nuk ka qenë një titullar i rregullt, Fermin Lopez as që e çon në mendje të largohet nga Barcelona. 22-vjeçari i ka thënë “jo” ofertës së ardhur nga Bayern Munich dhe do vazhdojë të qëndrojë te katalanasit, sipas asaj që raporton gazetari i njohur Ben Jacobs.

Burime të afërta të lojtarit tregojnë se ai është i lumtur te Barcelona dhe është i sigurt që shumë shpejt do jetë titullar.

Pavarësisht interesimit nga Bayern dhe klube të tjera të mëdha,

Fermin Lopez do vazhdojë të respktojë kontratën aktuale që skadon në vitin 2029.

Me shumë mundësi, Barcelona do t’i ofrojë edhe një rinovim të kontratës, pasi mesfushori gëzon besimin e plotë të Hansi Flick dhe spanjolli është shumë i rëndësishëm për skemën e trajnerit gjerman. Në 46 ndeshje që u aktivizua sezonin e fundit, Fermin Lopez shënoi 8 gola dhe dha 10 asiste.

Ajo që duhet përmendur është fakti që sa herë është aktivizuar, Lopez ka bërë paraqitje shumë të mira.



Read it all at Bota Sot