Mbappe në dyshim për ndeshjen ndaj Al Hilal

- Bota Sot

Mbappe në dyshim për ndeshjen ndaj Al Hilal

Kylian Mbappe është në dyshim për ndeshjen hapëse të Real Madrid në Kupën e Botës për klube kundër skuadrës saudite Al Hilal të mërkurën, pasi ai nuk ka marrë pjesë në stërvitje të martën për shkak të gripit.

Sipas, Reuters sulmuesi francez është zgjuar me temperaturë të lartë dhe edhe pse nuk është përjashtuar zyrtarisht nga ndeshja, gjasat që ai të luajë në përballjen që zhvillohet në “Hard Rock Stadium” në Miami janë të vogla.  

Mungesa e mundshme e Mbappe paraqet problem për trajnerin e ri të Real Madridit, Xabi Alonso, pasi Endrick, që mund të kishte qenë një alternativë në fazën sulmuese, nuk është pjesë e ekipit për shkak të një lëndimi.

Real Madridi konsiderohet favorit për të fituar këtë turne. 



Read it all at Bota Sot