Është përcaktuar vazoja e kundërshtarëve të mundshëm në raundin e dytë të Conference League me të cilat mund të përballet nënkampioni i Kosovës, Ballkani.
Skuadra nga Suhareka tashmë e ka të qartë listën e kundërshtarëve potencialë për raundin e dytë kualifikues të UEFA Europa Conference League. Në prag të shortit zyrtar që do të hidhet së shpejti, janë përcaktuar edhe emrat e ekipeve me të cilat mund të përballet Ballkani në këtë fazë të garës evropiane.
Sipas ndarjes së bërë nga UEFA, Ballkani është vendosur në një vazo me tre klube të përcaktuara dhe tre çifte që do të përballen në raundin e parë. Njëra nga këto skuadra do të jetë rivali i tyre në raundin e dytë.
Kundërshtarët e mundshëm janë:
NK Varaždin (Kroaci)
FC UNA Strassen (Luksemburg)
Fituesi i përballjes La Fiorita 1967 (San Marino) – FC Vardar (Shkup)
Fituesi i përballjes Floriana FC (Maltë) – Haverfordëest County AFC (Uells)
Fituesi i përballjes St Josephs FC (Gjibraltar) – Cliftonville FC (Irlanda e Veriut)