Largimi i Razak Abalora ka bërë që Elbasani të veprojë në merkato për një portier të ri.
Klubi verdheblu i Superiores tashmë ka transferuar gardianin Martin Janacek.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Elbasani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të klubit. Portieri 24-vjeçar ka mbyllur aventurën e tij në Republikën Çeke me ekipin e Ceske Budejovice dhe sezonin e ardhshëm do të militojë në Superiore.
“Janáček vesh ngjyrat verdheblu në eksperiencën e tij të parë në kampionatin shqiptar! Shtatëlarti 24 vjeçar vjen nga eksperienca e tij e fundit me SK Dynamo Budejovice në elitën e futbollit çek. Rritur profesionalisht në akademinë e Spartës së Pragës dhe Sparta Prague B, Martin në vitet e fundit aktivizohet në nivelet më të larta të futbollit në vendin e tij.
Portieri e nis zyrtarisht aventurën e tij me Elbasanin në datën 1 korrik.”, shkruan Elbasani.