Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, në prag të debutimit të “citizens” në Botërorin për klube, ka konfirmuar se anësori-sulmues Jack Grealish do të largohet nga ekipi këtë verë.
Kjo konfirmohet edhe nga fakti se 29-vjeçari nuk është grumbulluar për këtë turne që po zhvillohet në Amerikë.
“Jack është një lojtar fantastik, ai meriton të luajë më shumë”, tha Guardiola.
“Në dy sezonet e fundit ai nuk e ka bërë shumë këtë gjë me ne, por tani duhet të kthehet në fushë. Të luajë me vazhdimësi”, shtoi më tej trajneri spanjoll.
Në fund, Pep Guardiola komentoi: “Jack duhet të ketë flutura në stomak duke menduar të luajë çdo tre ditë dhe të tregojë sërish të gjitha cilësitë e tij”.