Ndodhen në vazon e jofavoritëve, zbulohen kundërshtarët e mundshëm të Dinamos së Ilir Dajës

- Bota Sot

Ndodhen në vazon e jofavoritëve, zbulohen kundërshtarët e mundshëm të Dinamos së Ilir Dajës

Dinamo do të mësojë ditën e sotme kundërshtarët në raundin e dytë të Conference League. Dinamovitët do të jenë sy e veshë nga Nyon i Zvicrës, ku në orën 14:00 do të hidhet shorti.

Dinamo për shkak të koeficientit të ulët në Europë, ndodhet në vazon e jofavoritëve.

Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja do të shpresojë që goglat të jenë të mëshirshme dhe të “peshkojnë” një skuadër të kalueshme.

Ndërkohë janë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm të Dinamos.

“Kundërshtarët e mundshëm në turin e 2-të.

UEFA ka bërë ndarjen e vazove për shortin e turit të dytë të Ligës së Konferencës. Dinamo City është vendosur në Grupin 7, në vazon e jofavoritëve.

Kundërshtarët e mundshëm,që dalin nga vazoja e favoritëve janë:

Rapid Vjenë (Austri)

Jagiellonia (Poloni)

Universitatea Kraiovë (Rumani)

Si dhe fituesit e çifteve:

Birkirkara (Maltë)-Petrocub (Moldavi)

Atletic dEscaldes (Andorrë)-D,ideleng (Luksemburg)

Shorti hidhet sot në orën 14:00” shkruan klubi.



Read it all at Bota Sot