Demiri ndahet me Bashkimin 1947

- Bota Sot

Demiri ndahet me Bashkimin 1947

Husein Demiri i ka dhënë fund aventurës së tij me skuadrën nga Kumanova, Bashkimi 1947.

Ai shënoi 13 gola dhe 8 asiste, duke kontribuuar në suksesin historik të Bashkimit-ngjitjen në Ligën e parë.

Kapiteni i Bashkimit 1947 falënderon të gjithë në klub pa asnjë dallim.

"Mbyllet kapitulli im te KF Bashkimi

Vendimin për t’u larguar e kisha marrë disa javë para përfundimit të kampionatit, por për shkak të rëndësisë së ndeshjeve dhe atmosferës në ekip, zgjodha të mos e bëj publik më herët.

Ishte përgjegjësi dhe nder ta udhëheq këtë ekip si kapiten,në një sezon të vështirë e me plot sfida e probleme,ku arritëm një sukses historik – inkuadrimin në Ligën e Parë

Me 13 gola dhe 8 asistime, kontribuova maksimalisht për këtë qëllim,ndonjëher edhe duke dalë nga vetja dhe jam krenar për punën e bërë.

Një falenderim i veçant shkon për më meritorët e këtij suksesi,bashkëlojtarët e mi,vëllezërit e mi në këtë rrugëtim, luanat e mi kampionat

Faleminderit stafit të trajnerëve dhe tifozëve të sinqertë për gjithçka", ka shkruar Demiri.



Read it all at Bota Sot